+355 69 312 5833

Pamje reale

Salloni

Pamje reale

Kuzhina

Pamje reale

Dhoma e gjumit

Pamje reale

Banjo

0104
Shihni modelin

Pamje reale

Brenda shtëpisë.

Një vështrim në sallon, kuzhinë, dhomën e gjumit dhe banjo, përmes filmimeve reale.

Pamje nga një shtëpi demonstrimi. Organizimi, mobilimi dhe finiturat e porosisë suaj konfirmohen në ofertë.

Modele & porosi

Shtëpia juaj, sipas jush.

Zgjidhni finiturat, llogaritni transportin dhe dërgoni kërkesën për një ofertë të personalizuar.

I disponueshëm për porosi

Modelet

Modeli 37 m²

Zgjidhni derën dhe veshjen e jashtme. Çmimi përditësohet menjëherë.

Aktualisht ofrojmë vetëm modelin 37 m².

DOMIO 37 m² · Standard — Ngjyrë druri · Derë rrëshqitëse
37 m² 2+1 E zgjerueshme

Foto nga fabrika. Ngjyra mund të duket paksa ndryshe në natyrë.

01Veshja

Të dyja përfshihen në çmimin bazë.

Përfundim standard, pa pagesë shtesë.

02Dera

03Çati + verandëOpsional

Të dyja përfshijnë verandën. Zgjidhni mbulimin që dëshironi.

Modeli bazë
989.000 lekë
Çmimi i shtëpisë
989.000 lekë

04TransportiOpsional

Transporti ynë ofrohet vetëm brenda Shqipërisë. Nëse preferoni ta organizoni vetë ose gjeni një alternativë më ekonomike, mund të vazhdoni pa këtë shërbim.

Vazhdo me kërkesën
Shih shtëpitë në ofertë

Konfigurime të gatshme me çmim të reduktuar.

Kontakt

Merrni një ofertë me shkrim

Plotësoni të dhënat për të kërkuar ofertën tuaj.

Telefon dhe WhatsApp+355 69 312 5833

Zgjidhni prefiksin e numrit tuaj, pavarësisht vendit të dorëzimit.

Dërgimi i kërkesës nuk përbën porosi të konfirmuar.

Ku dorëzojmë

Dy mënyra blerjeje

Shërbimi ndryshon sipas vendit ku ndodhet toka juaj. Të dyja janë të njëjtat njësi nga e njëjta fabrikë.

Shqipëri — shërbim i plotë

Deri te toka juaj

  • ✓Çmim i publikuar, i fiksuar në kontratë
  • ✓Zhdoganim në Durrës nga subjekti ynë
  • ✓Transport deri te toka juaj, sipas zgjedhjes dhe destinacionit
  • ✓Vendosje me vinç dhe montim
Rajoni — deri në port

Deri në portin tuaj

  • ✓Porosia dhe kontrolli i prodhimit në fabrikë
  • ✓Rezervimi i kontejnerit dhe transporti detar
  • ✓Dokumentacioni i plotë për zhdoganimin tuaj
  • ✓Montimi i njësisë, me marrëveshje

Zhdoganimin dhe transportin brenda vendit i kryeni ju ose agjenti juaj. Çmimi jepet me kërkesë, sepse navlli dhe taksat ndryshojnë sipas destinacionit.

Mal i ZiGreqiKosovë Maqedoni e VeriutBullgariRumani SerbiBosnjë-HercegovinëKroaci

Çmimi vlen për dorëzim me kamion deri te toka juaj, kur aksesi është i kalueshëm. Nëse rruga e fundit nuk e nxë kamionin, ju njoftojmë para porosisë.

Rruga e njësisë suaj

Nga fabrika te bazamenti

Tri fazat e para janë të njëjta për të gjitha vendet. Dy të fundit i kryejmë vetëm në Shqipëri.

01

Porosia

Zgjidhni modelin dhe finiturat. Nënshkruhet kontrata me çmim të fiksuar.

02

Prodhimi

Fabrika ndërton njësinë tuaj. Merrni foto para ngarkimit.

03

Transporti detar

Ju dërgohet numri i kontejnerit për ta ndjekur vetë.

04Vetëm Shqipëri

Zhdoganimi

Zhdoganim në Durrës. Taksat llogariten para porosisë, jo pas saj.

05Vetëm Shqipëri

Dorëzimi

Transport në vend, vendosje me vinç dhe montim mbi bazamentin tuaj.

Çmimi për Shqipërinë

Çfarë hyn dhe çfarë jo

Përfshihet në çmim

  • ✓Njësia nga fabrika, me finiturat e zgjedhura
  • ✓Transporti detar dhe sigurimi i ngarkesës
  • ✓Zhdoganimi dhe i gjithë dokumentacioni
  • ✓Vendosja me vinç dhe montimi i njësisë
  • ✓Instalimet elektrike dhe hidraulike brenda njësisë

Nuk përfshihet

  • —Bazamenti i betonit ose platforma mbështetëse
  • —Lidhjet me rrjetin e ujit, energjisë dhe kanalizimit
  • —Lejet vendore dhe procedurat me bashkinë
  • —Mobilimi dhe pajisjet elektroshtëpiake

Disponueshmëria

Në stok tani
Na pyesni
Afati për porosi
1–3 muaj
Kontejner
40' HC
Mbulimi
10 vende

Pyetjet

Ato që pyeten më shpesh

Sa zgjat nga porosia deri te dorëzimi?

Për njësitë me porosi, zakonisht 1–3 muaj. Nëse modeli është në stok, dorëzimi është shumë më i shpejtë — na pyesni për disponueshmërinë e momentit.

A më duhet leje ndërtimi?

Varet nga bashkia, nga madhësia e njësisë dhe nga statusi i tokës. Ju themi çfarë dimë nga rastet e mëparshme, por konfirmimin duhet ta merrni nga bashkia juaj para se të porosisni.

Jam jashtë Shqipërisë. Çfarë duhet të bëj vetë?

Ju duhet një agjent doganor në vendin tuaj dhe një transportues nga porti deri te toka. Ne ju dërgojmë të gjitha dokumentet paraprakisht, që agjenti juaj të llogarisë taksat para se ju të porosisni.

Si bëhet pagesa?

Kushtet e pagesës konfirmohen në ofertën dhe kontratën tuaj. Na kontaktoni për hollësitë.

DOMIO · 37 m²

Planimetria & përmasat

Planimetria e modelit DOMIO 37 m² me përmasat dhe organizimin e ambienteve.

DOMIO

Çati + verandë