+355 69 312 5833

Frymëzim

Pamja e jashtme

Frymëzim

Salloni & kuzhina

Frymëzim

Dhoma e gjumit

Frymëzim

Banjo

0104

Frymëzim

Shihni si mund të ndihet shtëpia.

Katër video ilustruese për ambientin e jashtëm dhe hapësirat e brendshme.

Videot janë vizualizime demonstruese, jo modele të veçanta për shitje. Mobilimi, peizazhi dhe detajet e paraqitura janë ilustruese. Përfshirjet e porosisë përcaktohen në ofertë.

Modele & porosi

Shtëpia juaj, sipas jush.

Zgjidhni finiturat, llogaritni transportin dhe dërgoni kërkesën për një ofertë të personalizuar.

I disponueshëm për porosi

Modelet

Modeli 37 m²

Zgjidhni derën dhe veshjen e jashtme. Çmimi përditësohet menjëherë.

Aktualisht ofrojmë vetëm modelin 37 m².

DOMIO 37 m²
37 m² 3+1 E zgjerueshme

Foto nga fabrika. Ngjyra mund të duket paksa ndryshe në natyrë.

01Veshja

Ngjyra standarde, pa pagesë shtesë.

02Dera

Modeli bazë
990.000 lekë
Çmimi i shtëpisë
990.000 lekë
Transporti

Ku dorëzojmë

Dy mënyra blerjeje

Shërbimi ndryshon sipas vendit ku ndodhet toka juaj. Të dyja janë të njëjtat njësi nga e njëjta fabrikë.

Shqipëri — shërbim i plotë

Deri te toka juaj

  • ✓Çmim i publikuar, i fiksuar në kontratë
  • ✓Zhdoganim në Durrës nga subjekti ynë
  • ✓Transport deri te toka juaj, me çmim të llogaritur më poshtë
  • ✓Vendosje me vinç dhe montim
Rajoni — deri në port

Deri në portin tuaj

  • ✓Porosia dhe kontrolli i prodhimit në fabrikë
  • ✓Rezervimi i kontejnerit dhe transporti detar
  • ✓Dokumentacioni i plotë për zhdoganimin tuaj
  • ✓Montimi i njësisë, me marrëveshje

Zhdoganimin dhe transportin brenda vendit i kryeni ju ose agjenti juaj. Çmimi jepet me kërkesë, sepse navlli dhe taksat ndryshojnë sipas destinacionit.

Mal i ZiGreqiKosovë Maqedoni e VeriutBullgariRumani SerbiBosnjë-HercegovinëKroaci

Transporti — vetëm Shqipëri

Sa kushton deri te ju

Shkruani qytetin ose fshatin dhe shihni totalin. Transportin e bëjmë vetëm brenda Shqipërisë.

Vazhdo me kërkesën

Çmimi vlen për dorëzim me kamion deri te toka juaj, kur aksesi është i kalueshëm. Nëse rruga e fundit nuk e nxë kamionin, ju njoftojmë para porosisë.

Rruga e njësisë suaj

Nga fabrika te bazamenti

Tri fazat e para janë të njëjta për të gjitha vendet. Dy të fundit i kryejmë vetëm në Shqipëri.

01

Porosia

Zgjidhni modelin dhe finiturat. Nënshkruhet kontrata me çmim të fiksuar.

02

Prodhimi

Fabrika ndërton njësinë tuaj. Merrni foto para ngarkimit.

03

Transporti detar

Ju dërgohet numri i kontejnerit për ta ndjekur vetë.

04Vetëm Shqipëri

Zhdoganimi

Zhdoganim në Durrës. Taksat llogariten para porosisë, jo pas saj.

05Vetëm Shqipëri

Dorëzimi

Transport në vend, vendosje me vinç dhe montim mbi bazamentin tuaj.

Çmimi për Shqipërinë

Çfarë hyn dhe çfarë jo

Përfshihet në çmim

  • ✓Njësia nga fabrika, me finiturat e zgjedhura
  • ✓Transporti detar dhe sigurimi i ngarkesës
  • ✓Zhdoganimi dhe i gjithë dokumentacioni
  • ✓Vendosja me vinç dhe montimi i njësisë
  • ✓Instalimet elektrike dhe hidraulike brenda njësisë

Nuk përfshihet

  • —Bazamenti i betonit ose platforma mbështetëse
  • —Lidhjet me rrjetin e ujit, energjisë dhe kanalizimit
  • —Lejet vendore dhe procedurat me bashkinë
  • —Mobilimi dhe pajisjet elektroshtëpiake

Disponueshmëria

Në stok tani
Na pyesni
Afati për porosi
1–3 muaj
Kontejner
40' HC
Mbulimi
10 vende

Pyetjet

Ato që pyeten më shpesh

Sa zgjat nga porosia deri te dorëzimi?

Për njësitë me porosi, zakonisht 1–3 muaj. Nëse modeli është në stok, dorëzimi është shumë më i shpejtë — na pyesni për disponueshmërinë e momentit.

A më duhet leje ndërtimi?

Varet nga bashkia, nga madhësia e njësisë dhe nga statusi i tokës. Ju themi çfarë dimë nga rastet e mëparshme, por konfirmimin duhet ta merrni nga bashkia juaj para se të porosisni.

Jam jashtë Shqipërisë. Çfarë duhet të bëj vetë?

Ju duhet një agjent doganor në vendin tuaj dhe një transportues nga porti deri te toka. Ne ju dërgojmë të gjitha dokumentet paraprakisht, që agjenti juaj të llogarisë taksat para se ju të porosisni.

Si bëhet pagesa?

Kushtet e pagesës konfirmohen në ofertën dhe kontratën tuaj. Na kontaktoni për hollësitë.

Kontakt

Merrni një ofertë me shkrim

Plotësoni fushat dhe mesazhi hapet gati në WhatsApp. Përgjigjemi brenda 24 orëve.

Telefon dhe WhatsApp+355 69 312 5833

Zgjidhni prefiksin e numrit tuaj, pavarësisht vendit të dorëzimit.

Dërgimi i kërkesës nuk përbën porosi të konfirmuar.